Politike

Avokatët e Berishës paraqiten në SPAK, paraqesin sot kërkesën e re për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe "ndalim komunikimi", për Sali Berishën.

29 Dhjetor 2023, 13:14 Nga r.ll
Avokatët e Berishës paraqiten në SPAK, paraqesin sot
avokati i berishes,sokol mengjesi

TIRANË- Avokatët e kreut të Partisë Demokratike,  Sali Berishës janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

Avokatët shkuan në SPAK për të marrë provat e materialeve audiove të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa e re për përjashtimin e saj, do të paraqitet sot brenda orarit zyrtar.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe "ndalim komunikimi", për Berishën. Seanca tjetër pritet të zhvillohet nesër në orën 12:00.

spak

Sondazh

Poll