Politike

Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës i parregullt, gjyqtarja që po e gjykon është në kundërshtim me kushtetutën

Gjokutaj është shprehur se gjyqtarja e cila do të marrë vendim për këtë çështje rezulton e shkarkuar nga kreu i KLD që ishte në atë kohë Berisha në vitin 1996.

28 Dhjetor 2023, 18:55 Nga I.A
Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës i parregullt, gjyqtarja që po e gjykon
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj ka deklaruar se procesi dhe baza mbi të cilin po zhvillohet gjyqi ndaj Berishës është i parregullt. I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, Gjokutaj është shprehur se gjyqtarja e cila do të marrë vendim për këtë çështje rezulton e shkarkuar nga kreu i KLD që ishte në atë kohë Berisha në vitin 1996.

"Nëse flasim për një proces penal, baza e një procesi është procedura dhe as më shumë as me pak procedura është standardi i një procesi dhe tregon rrugën që ndjekin palët e është garancia për një proces të rregullt gjyqësor. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe kallëzimin ndaj saj për shkeljen kushtetuese që në fillim ku figuron si e shkarkuar nga KLD në 1996 kur ishte Berisha kryetar i atij organi. Ne dje kem konstatuar njëanshmëri siç ka filluar që në fillim të këtij procesi dhe kem ngritur kërkesën për përjashtimin e saj.

Kam parë një habi sot ku gjykata ka respektuar një afat tre ditor pasi është i cenueshëm në Apel dhe ka respektuar këtë afat treditor dhe ka caktuar datën e shpalljes. Ne duhet të depozitojmë kërkesën e përjashtimit të gjyqtares dhe më pas të vijoi me shpalljen e vendimit. Ne dje e ngritëm kërkesën por nuk e kemi depozituar me shkrim dhe sot në mëngjes jem paraqitur që të marrim dokumentacionin dhe deri të shtunën kemi afatin e depozitimin të këtij afati. Të shtunën në orën 12 është caktuar ora për shpalljen e vendimit dhe nuk e dimë nëse është i kondicionuar me gjykimin e kërkesës për përjashtimin e saj. Nëse aprovohet kërkesa për përjashtim atëherë gjykimi fillon nga e para dhe e gjithë kjo procedurë që u konsumua tani fillon përsëri nga e para," tha Gjokutaj.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll