Politike

Byroja Kombëtare e Hetimit mësyn në 'Delta Pharma', dyshime për kontratat e firmosura nga Ilir Beqaj

Së bashku me agjentët e BKH-së në ambientet e kësaj kompanie kanë shkuar dhe forca të shumta policie.

28 Dhjetor 2023, 14:55 Nga I.A
Byroja Kombëtare e Hetimit mësyn në 'Delta Pharma',
Ilir Beqaj

TIRANË- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar ditën e sotme zyrat e 'Delta Pharma'. Mësohet se agjentët po bëjnë kontroll në lidhje me koncensionin sterilizimit. Së bashku me agjentët e BKH-së në ambientet e kësaj kompanie kanë shkuar dhe forca të shumta policie. Kontrolle po kryhen edhe tek kompania 'Avicena' dhe farmacitë “Ditë e Natë”, që janë pjesë edhe të kompanisë Delta Pharma.

Dyshimet janë se po kontrollohen për kontrata të firmosura nga Ilir Beqaj në kohën kur ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë. Sot Beqajt i është kontrolluar dhe banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja. Kontrolli në banesën në rrugën e “Barrikadave” është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen për koncesionin e “Sterilizimit”.

Ish-ministri është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit. Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

ilir beqaj

Sondazh

Poll