Politike

Shtyhet seanca për Berishën, Genc Gjokutaj: Provat që morëm tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares Gjoka

Pas përfundimit të seancës, Gjokutaj theksoi se provat që ata kanë tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares Gjoka më këtë çështje. 

28 Dhjetor 2023, 15:45 Nga I.A
Shtyhet seanca për Berishën, Genc Gjokutaj: Provat që morëm
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se sot kanë marrë provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Pas përfundimit të seancës, Gjokutaj theksoi se provat që ata kanë tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares Gjoka me këtë çështje. 

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll