Politike

Shtyhet seanca për Berishën, seanca e radhës më 30 dhjetor

Mësohet se seanca për Berishën është shtyrë për shqyrtim provash. 

28 Dhjetor 2023, 15:33 Nga I.A
Shtyhet seanca për Berishën, seanca e radhës më 30 dhjetor
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mësohet se seanca për Berishën është shtyrë për shqyrtim provash. 

Ndërkohë që seanca e radhës do të mbahet më 30 dhjetor në orën 12:00. Pak minuta para seancës, avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi me kryedemokratin, për shkak se ky i fundit e ka shkarkuar në vitin 1996.

GJKKO në një njoftim theksoi se shtyrja bëhet për t’i dhënë mundësi mbrojtjes të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues. Ndërkohë që avokatëve u është lënë vetëm 3 ditë kohë për provat që konfirmojnë kërkesën e tyre për përjashtim të gjyqtares.

Seanca shtyhet për ditën e shtunë më 30 dhjetor, për t’i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues”, njofton GJKKO.

sali berisha

Sondazh

Poll