Sport

Federata Italiane vendos kushtet e saj për Superligën…kërcënohen klubet e Serie A!

Federata ka miratuar sistemin e ri për Licencimin Kombëtar 2024/2025

28 Dhjetor 2023, 20:30 Nga DOSJA
Federata Italiane vendos kushtet e saj për

ITALI - Që nga kthimi në qendër të vëmendjes tek Superliga, dizenjuar nga A22 pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, i cili vërtetoi abuzimin e pozitës dominuese nga UEFA dhe FIFA, pozicioni i FIGC (Federatës Italiane të Futbollit), ka qenë gjithmonë i qartë dhe armiqësor ndaj çdo alternative kompeticioni ndaj garave të klubeve kontinentale. Projekti që shqetëson futbollin ka parë që ligat dhe federatat kombëtare të mbajnë anën kundër tij, me atë italiane që konfirmon "veprimin e bindur për të mbrojtur kampionatet kombëtare".

Jo vetëm kaq, FIGC ishte një nga federatat e para që ndërmori disa hapa konkretë në këtë drejtim dhe me rastin e fundit në Komitetin Ekzekutiv, përpara Krishtlindjeve, i cili miratoi sistemin e ri të Licencimeve Kombëtare 2024-2025 në të cilin vendosen kërkesat që duhen respektuar për të kërkuar licencën e pranimit në një kampionat të menaxhuar prej saj. Mes tyre është futur një e re dhe ka të bëjë me mundësinë e Superligës.

Deri më 4 qershor 2024 - raporton Federata Italiane e Futbollit, - "klubet duhet të depozitojnë aplikimin për pranim në kampionatin e Serisë 2024/25 me Lega Nazionale Professionisti Serie A [...] dhe një angazhim për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqata private që nuk njihen nga FIFA, UEFA dhe FIGC."

Mosrespektimi qoftë edhe i njërit prej detyrimeve – siç thuhet në kontratë – do të çonte në mosdhënien e licencës kombëtare për 2024/25.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll