Sport

Michael Schumacher, 10 vjet pas aksidentit: Eksperimenti i mjekëve i pa suksesshëm…

Në krah të tij janë deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë, ndërkohë që gruaja e tij Korina ka vendosur rregulla të rrepta se kush e viziton 'Schumin'.

28 Dhjetor 2023, 17:05 Nga DOSJA

Michael Schumacher, 10 vjet pas aksidentit: Eksperimenti i mjekëve i pa

ZVICER - Detaje të reja të kujdesit 24-orësh të Michael Schumacher kanë dalë në dritë, pasi shënohen dhjetë vjet nga aksidenti i tij fatal në ski. Kujtohet se më 29 dhjetor 2013 shtatë herë kampioni i botës në F1 ka pësuar lëndime të rënda në kokë, gjatë skijimit në resortin Meribel në Alpet Franceze. Vëllai i Michael Schumacher, Ralf pranoi se shtatë herë kampioni i botës mund të mos shërohet plotësisht.

54-vjeçari “Schumi” u fut në koma artificiale dhe iu nënshtrua disa operacioneve. Sipas  “Daily Mail”, familja e tij ndër vite ka mbajtur sekret të plotë rreth gjendjes së tij.  Njëkohësisht ndodhet në shtëpi, ku merr kujdes të vazhdueshëm nga stafi mjekësor dhe partnerja e tij e jetës Corina. 

Sipas “BILD”, si pjesë e kujdesit dhe rehabilitimit të tij, Schumacher u rikthye në një Mercedes të përmirësuar me AMG. Lëvizja kishte për qëllim të stimulonte trurin e tij me tinguj të njohur, pasi ai kaloi më shumë se dy dekada në sediljen e pilotit.

Michael Schumacher, 10 vjet pas aksidentit: Eksperimenti i mjekëve i pa

Gjithashtu shtohet, se për t'i ofruar atij kujdesin më të mirë mjekësor, pranë tij janë deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë, ndërsa bashkëshortja e tij Corina ka vendosur rregulla të rrepta se kush e viziton “Schumin”. Mes këtyre njerëzve janë Jean Todt dhe Luca Bandur.

Vihet re se fansat e Schumacher do të kenë mundësinë të shohin një dokumentar të ri me pesë episode për jetën e tij, që do të nisë të transmetohet sot nga rrjeti televiziv gjerman ARD.  Dokumentari më i fundit është realizuar në Netflix në vitin 2021, kur Corina foli për gjendjen e tij shëndetësore. 

“Më mungon Michael i kohëve të vjetra. Jeta është e padrejtë ndonjëherë. Michael ka qenë shumë me fat gjatë gjithë jetës së tij. Por më pas ndodhi ky aksident tragjik”,- tha Ralf Schumacher. “Për fat të mirë, shkenca e avancuar mjekësore ofron shumë mundësi.  Megjithatë, asgjë nuk është si dikur”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll