Sport

Gjoba më e rrallë dhe më e madhe e dhënë ndonjëherë në futbollin shqiptar!

Klubi vlonjat, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë.

28 Dhjetor 2023, 19:57 Nga DOSJA

Gjoba më e rrallë dhe më e madhe e dhënë

TIRANE – Në vendimet e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-s, mes të tjerave në këtë fundvit bie në syn jë masë ndëshkimore e padëgjuar më paerë. Kjo gjobë shkon për skuadrën, “Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve 6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%”.

Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, më saktësisht historike, pasi tejkalon shumë herë çdo shifër që është vendosur më parë nga FSHF, pavarësisht situatave që mund të kenë krijuar klube apo individë.

Më poshtë postimet e klubit Labëria FC:

Gjoba më e rrallë dhe më e madhe e dhënë

Gjoba më e rrallë dhe më e madhe e dhënë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll