Sport

Tifozët e Ankaragucu në ekstazë! Presin me fishekzjarre si hero daljen nga burgu të presidentin e tyre që goditi arbitrin...

Faruk Koca, i cili ishte në paraburgim, pas episodit që pati me arbitrin e ndeshjes Ankragutsu-Rizespor, është pritur si... hero nga tifozët e skuadrës së tij teksa ka lënë qelinë.

28 Dhjetor 2023, 17:31 Nga DOSJA

Tifozët e Ankaragucu në ekstazë! Presin me fishekzjarre si hero

TURQI - Turqia u trondit së fundmi, kur pas përfundimit të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Rizespor, presidenti i skuadrës kryeqytetase, Faruk Koca, pushtoi fushën dhe goditi me grusht Halil Umut Meller, arbitrin e ndeshjes.

Çështja mori përmasa, liga atje u pezullua për disa ditë, ndërsa pjesa kriminale u zgjidh,  Koca, i dorëhequr si president u përjashtua përjetë nga futbolli. Klubi u dënua me një “penallti” prej pesë ndeshjesh të luajë me dyer të mbyllura dhe një gjobë prej 63.000 eurosh.

Në të njëjtën kohë, Koca u ndalua në paraburgim, pasi arbitri mori masa ligjore ndaj tij, i cili dje u la i lire me kusht, ndërsa çështja do të vendoset në gjykatë. Por tashmë ai mund të konsiderohet si një... hero popullor i ekipit të tij.

Qindra tifozë të Ankaragutsu-s e përshëndetën ish-presidentin Koca sapo doli nga burgu me tymuese dhe parulla, ndërsa ai vetë nuk ishte i penduar për atë që ndodhi.

“Nuk duhet të japim arsye për të justifikuar keqbërësin apo hajdutin. Fatkeqësisht, duke i goditur ata që i bënë këto ngjarje të ndodhin, ndjeva se i shfajësova. Forma e reagimit mund të ketë qenë e gabuar, por të jesh njeri, të jesh burrë, do të thotë të reagosh ndaj padrejtësive dhe gabimeve.
Unë nuk jam hero. Më falni për atë që ndodhi. Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe mbështetjeje. Mora shumë, nga presidentë të tjerë, por edhe nga tifozë të skuadrave të tjera”,- tha ndër të tjera ai për mediat në mes të hyjnizimit!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll