Sport

Reagon më në fund Leao: "Dua të rijetoj emocionet e skudetos"

Sulmuesi portugez vë bast për rikthimin në grup: “Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e bukur, jemi shumë të bashkuar”

28 Dhjetor 2023, 20:24 Nga DOSJA
Reagon më në fund Leao: "Dua të rijetoj emocionet e

ITALI - Sezoni i Milanit po përjeton pak ngritje dhe shumë ulje, por Rafael Leao shpreson që e ardhmja të mbajë ende shumë kënaqësi për të me ngjyrat kuqezi. “Skudeto ishte momenti më i mirë i karrierës sime. E doja për një kohë të gjatë dhe si unë të gjithë tifozët e Milanit. Të fitosh sërish pas 12 vitesh është një ëndërr e realizuar. Nuk do ta harroj kurrë kur shkuam në Piazza Duomo, ishte e pabesueshme dhe dua ta ripërjetoj sa më shpejt të jetë e mundur”, - tha sulmuesi portugez për kanalin e Lega Serie A në YouTube.

Për të rijetuar ato emocione, golat e tij nevojiten dhd ë këtë sezon portuegzi ka hasur shumë probleme. Grupi, megjithatë, siguroi Leao, është shumë i lidhur ngushtë. "Unë jam një mik i mirë i shokëve të mi të ekipit. Ne dalim bashkë, atmosfera në dhomat e zhveshjes është e bukur. Kënaqemi bashkë, mendoj se jemi një grup shumë i bashkuar”, tha ai. Të shtunën në San Siro, tifozët kuqezi presin diçka më shumë nga numri i tyre 10, i cili duhet të shndërrohet në një forcë lëvizëse, duke ndihmuar Piolin dhe ekipin të dalin nga kriza.

Për qëllimet personale: "Milani kishte lojtarë fantastikë në të kaluarën, unë jam duke u përpjekur të arrij atë nivel. Është e vështirë, por mendoj se jam në rrugën e duhur”. Dhoma e trofeve të Milanit duhet të jetë një frymëzim: "Ky vend më frymëzon dhe më motivon shumë për t'u bërë një lojtar më i mirë dhe për të krijuar diçka të mrekullueshme për tifozët tanë. Kur vini këtu, shihni se çfarë ka bërë ky klub në të kaluarën. Dua të shoh tifozët tanë të festojnë çdo sezon”.

San Siro dhe tifozët: "Nuk ka asgjë më të mirë se të luash në shtëpi, veçanërisht në një vend si San Siro. Është e vështirë ta shprehësh me fjalë, nuk mendoj se ndjesia që ndjej mund të përshkruhet vetëm me një fjalë. Tifozët janë fantastikë, shpresoj që të mos ndryshojnë kurrë sepse ne kemi nevojë për ta."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll