Sport

Rritet në 22 milionë euro vlera e shtëpisë së fqinjit të Leo Messit, pas lëvizjes së yllit argjentinas në Fort Lauderdale…

Vlera e shtëpisë së fqinjit të Lionel Messit është rritur me 22 milionë euro, pas lëvizjes së yllit argjentinas.

28 Dhjetor 2023, 19:25 Nga DOSJA

 

SHBA - Lionel Messi ka qenë në zjarr për Inter Miami që kur mori vendimin e madh për t'u larguar nga Evropa dhe për të bërë udhëtimin transatlantik për të konkurruar në MLS, gjë që i ka bërë njerëzit e klubit ta adhurojnë atë si një lloj ‘Zot’ tokësor.

Nga ardhja e tij në Miami ka përfituar edhe fqinjët e tij. Ylli argjentinas shtatorin e kaluar bleu një pronë me vlerë 7.5 milionë euro në Fort Lauderdale, ku jeton me disa nga banorët më të pasur të Floridës.

Patrick Bett David, i cili jeton në vendin fqinj me futbollistin, zbuloi se vlera e shtëpisë së tij është rritur me 22 milionë dollarë që kur Messi u transferua në komunitet.

Rritet në 22 milionë euro vlera e shtëpisë së fqinjit

"Messi sapo u transferua pranë shtëpisë sime. Të gjithë duan të jenë në komunitetin tonë. Është një komunitet i mbyllur në një ishull me vetëm një rrugë për të shkuar, shumë i sigurt, shumë i mbrojtur. Me dashtë Zoti, ende është."

Madje, biznesmeni ka dhënë edhe disa detaje për ambientin e brendshëm të shtëpisë së sulmuesit të Inter Majamit, e cila përfshin dhjetë dhoma gjumi, nëntë tualete, një kuzhinë italiane, një pishinë, një palestër dhe një spa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll