Sport

Klopp 'injoroi' këshillat mjekësore për Jota: "Ishin një 24 orë të çmendura..."

Sulmuesi portugez shënoi kundër Burnley

28 Dhjetor 2023, 16:36 Nga DOSJA

Klopp 'injoroi' këshillat mjekësore për Jota:

ANGLI - Diogo Jota e ndihmoi Liverpool-in të mposhtte Burnley-n, por sipas dëshirës së departamentit mjekësor, sulmuesi portugez nuk do të kishte dalë në fushë të martën. Por ia vlejti ndërhyrja e Jürgen Klopp, pasi ai bëri presion për rikthimin e sulmuesit në skuadër.

“Ne ia dolëm ta fusnim në skuadër, edhe pse ai ishte stërvitur vetëm dy herë dhe departamenti mjekësor donte që ai të bënte edhe disa seanca stërvitore (para se të luante), por unë thashë se ai mund ta bënte këtë kundër Burnley. Ne përfunduam duke e pasur atë të martën dhe tani mund të stërviteni, siç duhet dhe të jeni gati për Newcastle”, tha trajneri gjerman.

Një deklaratë që Jota e ‘konfirmon’. "Kanë qenë 24 orë të çmendura. Nuk e prisja të isha në skuadër, të jem i sinqertë. Isha në shtëpi, kur e kuptova se duhej të kthehesha për të qenë pjesë e ekipit. Kisha diçka shumë të veçantë. Njerëzit në tribuna, familja ime, që erdhën këtu për Krishtlindje, kështu që ishte fantastike."

Pas kthimit në skuadër, trajneri gjerman vuri në pah ndikimin e portugezit në këtë ndeshje, por kujton se jo gjithçka ishte perfekte. "Unë e dua Diogo Jota, por ai ka humbur raste në të kaluarën. Kështu janë gjërat.

Kjo është paksa ajo që ne po kërkojmë, që lojtarët e papërdorur mendojnë se janë të aftë të ndryshojnë botën. Digo ka qenë një lojtar tepër i rëndësishëm për ne. Prania e tij në fushë ndryshoi të gjithë dinamikën tonë, është e vërtetë, por më parë ai humbi disa raste."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll