Politike

Berisha: Kondili, prokurori i preferuar i Ramës dhe Gjokës, prej 4 vitesh mban pezull dosjen e Teatrit Kombëtar

Berisha hodhi akuza ndaj prokurorit të SPAK, Edvin Kondilit se po e mban dosjen e teatrit prej 4 vitesh pezull.

28 Dhjetor 2023, 13:41 Nga r.ll
Berisha: Kondili, prokurori i preferuar i Ramës dhe Gjokës, prej 4
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët ka rikthyer çështjen e Teatrit Kombëtar.

Berisha hodhi akuza ndaj prokurorit të SPAK, Edvin Kondilit se po e mban dosjen e teatrit prej 4 vitesh pezull. Ai gjithashtu se kjo bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe Pëllumb Gjokës.

"Para një ore jam informuar se prej 4 vitesh, Skapi mban turshi dosjen e Teatrit Kombëtar. Prej katër vitesh, prokurori Kondoli mban në sirtar dosjen e minimit të Teatrit Kombëtar. Pse e mban në sirtar? Sepse ajo është bërë me porosi të Edi Ramës nga Erion Veliaj.

Dhe se ka një procesverbal nga mbledhja e qeverisë, ka pasur edhe aty ministra që kanë shprehur pakënaqësi të madhe me atë që ndodhi me teatrin dhe Edi Rama është shndërruar në avokatin e Erion Veliajt sepse ishte i kapur nga Fusha.

Po të lexoni procesverbalin, gjeni një avokati gjer në neveri njerëzore që i bën Edi Rama. Ndaj dhe Kondili, që ishte më i preferuari i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës për t’u bërë kryetar i Skapit, nuk guxon të hapë dosjen. Imagjinojeni, që aty ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por është vendim në letër se qeveria nuk e pyet fare.

Mirë është të mos e bëjmë shumë objekt konferencash se nuk ia vlen. Skapi është një armë në duart e diktaturës. Siç ka qenë Sigurimi i Shtetit- i cili ka qenë më numerik- në duart e diktaturës komuniste, Skapi është një armë në duart e diktatorit që ka të gjithë pushtetet bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Është mburojë për këto akte", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll