Aktualitet

“Ka biznese të mëdha në Tiranë”/ Gazetari tregon detaje për Redjan Rrajën: Njihet si Dara, para 2005-ës ulte kokën k

6 Nëntor 2019, 07:21 Nga DOSJA
“Ka biznese të mëdha në Tiranë”/ Gazetari tregon

Tiranë- Redjan Rraja është i arrestuar nga Policia për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, në Shkozet të Durrësit.

Për figurën e tij, gazetari Poli Hoxha në emisionin ‘Opinion’ ka treguar se Rraja deri më 2055 ka qenë një djalë i urtë që ulte kokën kur fliste, por pas këtij viti ai është transformuar. Sipas tij deri në 2005 ka punuar për një rrogë të thjesht për një laborant turk në Fushë-Krujë.

“Fakt është që çunat e asaj zone atje marrin përsipër ngjarje në gjithë Shqipërinë. Atje është kthyer në një offshore dhe janë gati të paprekshëm nga asgjë, edhe nga kontrollet. Unë sot kam biseduar me një mikun e Redjanit. Redjani ka qenë një djalë që deri në vitin 2005 kur i flisje ulte kokën. Ka vazhduar në një universitet privat për stomatologji. Është martuar shpejt. Dhe nusen e ka stomatologe. Ka punuar deri në vitin 2005 si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë. Redi i thërrasin shkurt. Nga Redi kaloi në “Dara”. Në 2005-ën çfarë ndodhi? Në fisin Rraja ndodhi një transformim. Kur u bë deputet Rrahaman Rraja ata u transformuan dhe siç e thotë Emiljano Nuhu ata janë ligji aty, ata në fakt nga 2005-a kanë qenë ligji. Ky djalë i mirë që 21 vjeç dhe atë periudhë e kishte ndarë mendjen të shkonte në Kanada papritur u transformua. Ai ka ambiente biznesi në Tiranë me shifra shumë të mëdha. Nikla është ndërlidhëse me Durrësin për drogën e Veriut për portin e Durrësit dhe andej”, tha Poli Hoxha.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm. Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë që Redjan Rraja, njihet edhe si mjeku stomatolog  që prishi provat në vrasjen e Elton Cicos, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u dëgjua sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet poli hoxha atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet poli hoxha

Sondazh

Poll