Bota

Kërcënimi i fortë i Iranit: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet me tokën

Forcat tokësore të ushtrisë së Teheranit njoftuan sot se do të pozicionojnë pesë njësi raketash në vende të ndjeshme brenda vendit për të luftuar çdo agresion.

27 Dhjetor 2023, 21:39 Nga A.TH
Kërcënimi i fortë i Iranit: Nëse Izraeli na sulmon, Tel
foto ilustruese

TEHERAN- Irani kërcënoi sot Izraelin se nëse do ta sulmojë, forcat ushtarake do të përgjigjen dhe do të rrafshojnë Tel Avivin. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të acaruara, pasi Irani konsiderohet si mbështetës I grupit militant të Hamasit që vepron në Rripin e Gazës.

Këshilltari kryesor i komandantit të forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Iraj Masjedi deklaroi sot se Irani mbështet rezistencën palestineze, edhe pse ato nuk kanë nevojë për ndihmën e tij.

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin me tokën. Irani mbështet rezistencën dhe palestinezët e shtypur, por forcat e rezistencës nuk kanë nevojë për ndihmën e Iranit gjatë luftës së tyre kundër Izraelit në Gaza, sepse janë të afta ta mposhtin regjimin vetë,” deklaroi ai, shkruajnë mediat e huaja.

Irani ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm t'i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli. Forcat tokësore të ushtrisë së Teheranit njoftuan sot se do të pozicionojnë pesë njësi raketash në vende të ndjeshme brenda vendit për të luftuar çdo agresion.

iran lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll