Bota

Nuk është larguar kurrë nga Britania, 28-vjeçari i dënuar për drogë do të deportohet në vendin e origjinës së prindërve

Dmitry Lima ka lindur në Lambeth, ai nuk flet portugalisht dhe nuk ka udhëtuar kurrë jashtë vendit, por atij iu dha një urdhër dëbimi, pasi kreu një dënim me burg për drogë dhe për mbajtjen e një arme.

27 Dhjetor 2023, 21:32 Nga A.TH

 

Nuk është larguar kurrë nga Britania, 28-vjeçari i
foto ilustruese

 

BRITANI- Një burrë 28-vjeçar me origjinë britanike, i cili nuk është larguar kurrë nga vendi, ka marrë një njoftim nga autoritetet për deportim në Portugali, vendi nga ku erdhën prindërit e tij më shumë se 30 vjet më parë.

Dmitry Lima ka lindur në Lambeth, në jug të Londrës, ai nuk flet portugalisht dhe nuk ka udhëtuar kurrë jashtë vendit, por atij iu dha një urdhër dëbimi nga Zyra e Brendshme pasi kreu një dënim me burg për droge dhe për mbajtjen e një arme. Lima, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, po apelon kundër vendimit të dëbimit me arsyetimin se ai është britanik dhe nuk kishte aplikuar më parë për një pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk kishte mundësi të paguante tarifat.

"Unë jam britanik dhe nuk e kam lënë kurrë vendin, thjesht nuk e kuptoj," tha ai. Sipas ndryshimeve të sjella pas Brexit, dëbimi i një shtetasi të BE-së, si ai i çdo kombësie tjetër, konsiderohet i favorshëm për të mirën publike nëse ata kanë marrë një dënim me burg prej më shumë se 12 muajsh, shkruan The Guardian.

Lima, i cili është dënuar katër vjet e gjashtë muaj burg, kreu pak më shumë se dy vjet. Ai thotë se urdhri i dëbimit e ka zhytur në një gjendje pasigurie, duke i shkaktuar shqetësim emocional dhe financiar.

Duke qenë se raste si ai i Limës dhe shumë të tjerëve janë ndër më të shpeshtët qeveria prezantoi ligjin e kombësisë britanike (rregullimi i praktikës së kaluar) në maj 2023 për të siguruar që njerëzit të trajtohen si britanikë nëse prindërit e tyre, duke përdorur të drejtën e BE-së për lëvizje të lirë, vijnë në Britaninë e Madhe para vitit 2000, por projektligji ende nuk është miratuar.

dmitry lima

Sondazh

Poll