Politike

FOTO-LAJM/ Pas mbylli fjalimin, Berisha ulet në bordurë pranë Gjykatës së Lartë, afër i rrin Noka me Boçin

27 Dhjetor 2023, 10:01 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Pas mbylli fjalimin, Berisha ulet në bordurë pranë
Sali Berisha

TIRANË- Pas fjalimit, kryedemokrati Sali Berisha është ulur në mënyrë simbolike përballë Gjykatës së Lartë. Siç shihet edhe në foton më poshtë, në dy krahët e tij janë ulur edhe deputetët, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, ndërsa Berisha është parë duke qëndruar i heshtur ne telefonin e tij dhe i rrethuar nga protestuesit. 

FOTO-LAJM/ Pas mbylli fjalimin, Berisha ulet në bordurë pranë
Berisha

Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar këtë mëngjes nga qindra forca policie. Protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ka nisur para pak çastesh, për të vazhduar më pas para Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

sali berisha

Sondazh

Poll