Politike

'Mendojnë se do të shpëtojnë duke më hequr të drejtën e komunikimit'/ Berisha: Nuk kanë asnjë provë për të më kyçur në shtëpi

27 Dhjetor 2023, 09:52 Nga a.l
'Mendojnë se do të shpëtojnë duke më hequr të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është duke mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij në protestën që po zhvillohet përballë Gjykatës së Lartë. Ai tha se nuk ka asnjë provë që ta 'kyçë' atë në shtëpi, ndërsa theksoi se i kanë hequr gjithashtu çdo të drejtë komunikimi. 

"Është kjo gjykatë pas nesh, vegël e Ramës, që po përdoret si bisturia në duart e kriminelit për të masakruar arritjet e shqiptarëve. Kostoja e këtij gabimi është vetë liria. Njeri i lirë është ai që zbaton ligjin. Mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë, apo nga votëbesimi rreth 1 muaj më parë. A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata duhet të vendosë se e kujt është vula dhe logo e PD se dhe kush është kryetari i saj? A ka njeri sot që pajtohet se logo e PD mund të jepet si një plaçkë, një njeri që ka tradhtuar gjithçka. Ka njeri të lirë sot që të mendojë se Lulzim Brava të rrijë në opozitë. Ky nuk është sulmi i vetëm që po i bëhet opozitës nga gjykata. Gjykata do të vendosë sot dhe masën ndaj Berishës. Mirë dakord, u shkel kushtetua duke kërkuar heqjen e lirisë. U shkelën ligjet dhe nuk po përmend as standardin ligjor. Pse duhet kyçur pa asnjë provë dhe fakt në shtëpi Berisha? Se ju ka kallur tmerrin monstrës së pluralizmit. Do të më falni, do të perifrazoj", tha Berisha. 

 

 

 

sali berisha protesta e pd 27 dhjetor 2023

Sondazh

Poll