Politike

'Duhet të kishit marrë masa'/ Policia kërkon lirimin e rrugës, Noka: Jemi në mos-bindje civile

Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.

27 Dhjetor 2023, 09:25 Nga a.l
'Duhet të kishit marrë masa'/ Policia kërkon lirimin e
Flamur Noka

TIRANË- Opozita po proteston para Gjykatës së Lartë ku do të shqyrtohet çështja e vulës së PD-së, nërsa në aksin rrugor ku mbahet tubimi, është krijuar radhë e gjatë trafiku. I pranishëm në protestë është edhe deputeti, Flamur Noka ka kërkuar që të lirohet rruga.

Noka: Kam që në 8 e 30 me stafin këtu dhe duhet të kishit liruar rrugën. Kemi marrë leje. Bashkia duhet të kishte marrë masa.

Polici: Mirë është që t’i lëmë këto makina të kalojnë. Nuk kam ardhur që të bëjë debat. Të kishit liruar rrugën, se ka trafik. Unë kaq mund t’ju them”, tha punonjësi i policisë.

Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.

flamur noka

Sondazh

Poll