Politike

Berisha i bashkohet protestuesve në Gjykatën e Lartë, mban para tyre një fjalim

27 Dhjetor 2023, 09:28 Nga a.l
Berisha i bashkohet protestuesve në Gjykatën e Lartë, mban para
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestës që po zhvillohet përballë Gjykatës së Lartë, ku janë mbledhur dhjetëra mbështetës të tij.  Ai u është drejtuar atyre me një fjalim, ndërsa protestuesit brohorasin në sfond emrin e tij. 

Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar këtë mëngjes nga qindra forca policie. Protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ka nisur para pak çastesh, për të vazhduar më pas para Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

sali berisha protesta e pd 27 dhjetor 2023

Sondazh

Poll