Politike

'Rrofshi ju, rroftë PD'/ Sali Berisha mbyll fjalimin në protestën para Gjykatës së Lartë

Ai shtoi se Gjykata e Lartë me qëndrimet e saj ka shënuar një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit.

27 Dhjetor 2023, 09:56 Nga a.l
'Rrofshi ju, rroftë PD'/ Sali Berisha mbyll fjalimin në
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka mbyllur protestën para Gjykatës së Lartë dhe pasi qëndroi për disa minuta, është kthyer në selinë blu. Ish-kryeministri u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të zhdukë PD-në, por paralajmëroi se do të përballet me të dhëmb për dhëmb. Berisha deklaroi se protestat do i zhvendosë në të gjithë Shqipërinë dhe në ato që ai i quajti institucione te krimit.

“U garantoj se shumë shpejt ky fillim do shndërrohet në një ortek të fuqishëm”, theksoi lideri demokrat.

Ai shtoi se Gjykata e Lartë me qëndrimet e saj ka shënuar një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit.

protesta e pd 27 dhjetor 2023

Sondazh

Poll