Politike

Çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për PD-në? Sot seanca për vulën e partisë

Foltorja ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.

27 Dhjetor 2023, 08:45 Nga a.l
Çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për
PD

TIRANË– Në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet seanca për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Foltorja ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.

Seanca do të shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule, në orën 09:00. Gjykata e Apelit në mars vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. 

gjykata e larte

Sondazh

Poll