Politike

Dosja ‘Partizani’/ Sot seanca në GJKKO për Sali Berishën! SPAK kërkon ‘arrest në shtëpi’: Të ruhet nga policia

Berishës gjithashtu i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në Facebook apo platformat e tjera sociale. Seanca do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa ajo e ditës së djeshme u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan kohë të njihen me provat.

27 Dhjetor 2023, 08:06 Nga a.l
Dosja ‘Partizani’/ Sot seanca në GJKKO për Sali
Sali Berisha

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet sot seanca për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për çështjen Partizani. SPAK kërkon masën ‘arrest në shtëpi’ për Berishën, ndërsa në kërkesë theksohet se ish-kryeministri do të ruhet tek dera me policë, si edhe i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.

Berishës gjithashtu i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në Facebook apo platformat e tjera sociale. Seanca do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa ajo e ditës së djeshme u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan kohë të njihen me provat.

Ata po ashtu kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se Berisha e ka larguar nga puna më 8 shkurt 1996. Por nga dokumentacioni u zbulua se ai e ka emëruar sërish gjyqtaren Gjoka 6 muaj pas shkarkimit, më 23 gusht 1996.

sali berisha

Sondazh

Poll