Sport

Komiteti i gjykimit në futbollin anglez pranon gabimin: “VAR-i duhet ta kishte akorduar penallti dorën e Edgard-it”...

PGMOL (Komiteti i Arbitrave të Futbollit Anglez) ka pranuar se ka pasur një faull në dorën e Edgard, në ndeshjen e Liverpool kundër Arsenalit dhe do të kryejë një hetim, se si gjyqtari nuk e akordoi penalltinë.

25 Dhjetor 2023, 17:46 Nga DOSJA

Komiteti i gjykimit në futbollin anglez pranon gabimin: “VAR-i duhet

ANGLI - Derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit në “Anfield” përfundoi në barazim (1-1), por fokusi i interesit për këtë ndeshje të veçantë, ishte prekja e topit me dorë të Edgard në Arsenal - Liverpool, i cili nuk u akordua penallti.

PGMOL (Komiteti i Arbitrave të Futbollit Anglez) në një deklaratë pranon se është bërë një gabim në këtë fazë dhe penalltia duhet të ishte dhënë në favor të skuadrës së Jurgen Klopp dhe njoftoi një hetim, për të shpjeguar pse arbitri dhe (kryesisht) VAR dhe nuk fishkëllyen për penalltinë.

Në deklaratën e PGMOL thuhet: “PGMOL pranon se një gabim i rëndësishëm njerëzor ka ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.

Dora e Martin Edgard u vlerësua gabimisht nga ekipi i arbitrave në fushë, gjë që nuk dukej si një gabim i qartë në atë moment, kështu që VAR nuk ndërhyri.

Në retrospektivë, ky ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm dhe duhej të jepej një penallti me ndërhyrjen e VAR-it, por VAR-i nuk ndërhyri.

PGMOL do të kryejë një hetim gjithëpërfshirës për rrethanat në të cilat ka ndodhur gabimi. PGMOL do të kontaktojë menjëherë Liverpoolin në përfundim të hetimit të tij, ku do të pranojë gabimin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll