Sport

VIDEO/ Koreano-jugori Hwang i priti të gjithë bashkatdhetarët, tifozë të 'Ujqërve', për të nënshkruar në fanelat e tyre...

Hwang i priti të gjithë pas ndeshjes dhe i përshëndeti një nga një, duke firmosur autografe dhe duke bërë foto kujtimi me ta.

25 Dhjetor 2023, 16:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Koreano-jugori Hwang i priti të gjithë bashkatdhetarët,

ANGLI - Hwang Hee-chan i Wolves nuk i ka harruar koreano-jugorët, të cilët udhëtuan deri në Wolverhampton për ta parë atë kundër Chelseat dhe prisnin që pas ndeshjes të firmosnin autografe dhe të bënin foto.

Wolves arritën të mposhtin Chelsean në ndeshjen e vetme të Premier League të luajtur në prag të Krishtlindjeve. Hwang Hee-chan mundtë mos ketë shënuar, por kontributi i tij në sulmin e Wolves ishte i rëndësishëm, duke e kthyer lart e poshtë mbrojtjen e Chelseat.

Dashuria që kanë koreano-jugorët për Hwang është e madhe, me pothuajse çdo ndeshje një pjesë e vendit udhëton në Wolverhampton për të parë nga afër sulmuesin e ri.

E njëjta gjë ndodhi edhe ditën e djeshme, pasi në “Molino” ishin disa koreano-jugorë që mbështetën futbollistin e “Ujqërve”, i cili nga ana e tij nuk i harroi. Hwang i priti të gjithë pas ndeshjes dhe i përshëndeti një nga një, duke firmosur autografe dhe duke bërë foto kujtimi me ta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll