Sport

VIDEO/ Mauro Icardi tremb, përplasje e frikshme me fytyrë në shtyllën pingule…

Derbi i Stambollit Fenerbahce - Galatasaray u mbyll pa gola 0-0, por sulmuesi argjentinas pësoi një aksident që rezultoi pa pasoja.

25 Dhjetor 2023, 15:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Mauro Icardi tremb, përplasje e frikshme me fytyrë në

TURQI - Dy skuadrat vazhdojnë të kenë një rivalitet të ashpër në Superligë, pas 17 xhirove kanë nga 44 pikë dhe vazhdojnë garën për titullin e kampionit në Turqi.

Por ndërkohë që gola nuk pati, ka pasur raste të tjera që janë bërë virale nga debi i Stambollit.

Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ishte shumë afër të pësonte dëmtim të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke ngjallur frikë të madhe te të gjithë të pranishmit. Por pasi ra në tokë, Icardi u ngrit pas disa sekondave, edhe pse ai kishte një shenjë në fytyrën e tij pas këtij rasti.

Argjentinasi ka publikuar disa foto nga darka familjare e krishtlindjeve, derisa nën syrin e tij duket shenja që i ka mbetur nga ‘përqafimi’ që i bëri shtyllës.

Gjithsesi sulmuesi argjentinas ka shpëtuar mire, pasi dëmtimi i tij mund të ishte shumë më i rëndë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll