Sport

Mesfushori Joshua Kimmich, i pari në listën e Man.United për tranfertën e janarit...

Joshua Kimmich thuhet se është në "radarin" e Manchester United

25 Dhjetor 2023, 15:57 Nga DOSJA
Mesfushori Joshua Kimmich, i pari në listën e Man.United për

ANGLI - Epoka e Sir Jim Ratcliffe ka nisur te Manchester United, që nga pasditja e 24 dhjetorit, ku miliarderi britanik ka në dorë 25% të klubit. 

Bosi britanik do të marrë kontrollin e plotë sportiv të klubit, por fillimisht do të duhet të kalojë rishikimin e pronarëve të klubeve nga Premier League, i cili pritet të zgjasë gjashtë deri në tetë javë.

Sipas raportimeve të para nga Anglia, tashmë në kampin e “Djajve të Kuq” ka nisur një kontroll i futbollistëve në funksion të “pazareve” të radhës në transfertë. Joshua Kimmich i Bayernit thuhet se është një nga objektivat kryesore të United, me raportet nga ishulli që zbulojnë se gjermani nuk do t'i thoshte “Jo” një largimi të mundshëm nga Bayerni.

Kimmich ka qenë vazhdimisht një nga mesfushorët më të mirë në planet në vitet e fundit, në kontroll të plotë të mesfushës së Bayernit, i cili nuk do të negociojë largimin e tij nëse një ofertë prej 60 milionë eurosh arrin në zyrat e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll