Sport

Chelsea po përgatit një propozim prej 170 milionësh, për një paketë ndaj Sporting…

Një propozim prej 170 milionë eurosh për Jokeres dhe Diomande, raportohet se është duke u përgatitur nga Chelsea.

25 Dhjetor 2023, 17:03 Nga DOSJA

Chelsea po përgatit një propozim prej 170 milionësh, për

ANGLI - Rezultatet negative mund të vijnë njëra pas tjetrës, por në kampin e Chelseat  tashmë sytë janë kthyer nga dritarja e transferimeve të janarit, pak ditë para se të hapet.

Sipas mediave nga Ishulli, “blutë” e Londrës janë të vendosur të forcohen në mbrojtje dhe sulm, pasi kanë  “rrethuar” dy emra nga Sportingu i Lisbonës. Ata janë Jokers dhe Diomante.

Si sulmuesi suedez ashtu edhe qendërmbrojtësi 20-vjeçar janë në krye të listës së londinezëve, që po përgatisin një propozim prej 170 milionë eurosh për t'i marrë një “paketë” të dy lojtarët.

Për Jokeres, Sporting e ka bërë të qartë se do të jepet, vetëm nëse aktivizohet klauzola prej 100 milionësh,  ndërkohë Diomande pritet t'i kushtojë Chelseat edhe 70 milionë shtesë, në rast se londinezët vendosin të vazhdojnë planin e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll