Sport

Manchester United në rrënim: kaq shumë humbje në Krishtlindje… vetëm në 1930

Në Premier League, Man.United ka shënuar vetëm 18 gola në 18 ndeshje, vetëm Sheffield United ka më pak.

25 Dhjetor 2023, 12:30 Nga DOSJA

Manchester United në rrënim: kaq shumë humbje në

ANGLI - Manchester United ka (një tjetër) sezon për të harruar dhe, në 26 ndeshje, skuadra e Erik ten Hag ka 13 humbje, një rekord tejet negativ që gjen paralele vetëm... në vitin 1930.

93 vjet më parë, pra, ishte hera e fundit që “Djajtë e Kuq” kishin kaq shumë humbje në kohën e Krishtlindjeve.  Duke bërë një krahasim me sezonin e kaluar, skuadra e Manchester United ka tashmë po aq humbje sa në të gjitha 62 ndeshjet e vitit debutues të Ten Hag në “Old Trafford”. 

BBC bëri llogaritë dhe, përveç rezultateve, produktiviteti i dobët sulmues i ekipit i bën njerëzit të skuqen nga turpi. Në Premier League, Man.United ka shënuar vetëm 18 gola në 18 ndeshje, vetëm Sheffield United ka më pak, dhe vetëm në 1973/74 (15), 1972/1973 (16) dhe 1893/94 (15) ka bërë më keq. 

Pas ndeshjes ndaj West Ham (0-2), ish-ndërkombëtari anglez Alan Shearer ishte një nga ata që u bashkua në korin e kritikave ndaj skuadrës. “Është e turpshme, Ten Hag thotë gjithmonë se ekipi ka ndjekur planin, por unë thjesht pyes: çfarë plani është ai? Gjithçka është e gabuar”, tha ish-sulmuesi.

Dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në kampionat, aq më pak ishin ato në Champions League, ku skuadra përfundoi e fundit në grup, pas Bayern Munich, Copenhagen dhe Galatasaray.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll