Aktualitet

E veshur me polisterol, shkrumbohet qendra tregtare në Lushnje, ngjashmëria me pallatin 11-katësh në Tiranë

Zjarri ka nisur në katin e tretë të kësaj qendre tregtare, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende. 

25 Dhjetor 2023, 15:45 Nga I.A
E veshur me polisterol, shkrumbohet qendra tregtare në Lushnje,
Qendra tregtare

LUSHNJE- Qendra tregtare Metropol në Lushnje ka marrë flakë ditën e sotme. Zjarri ka nisur në katin e tretë të kësaj qendre tregtare, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende. 

Ajo që bëhet me dije është e përbashkëta që kjo qendër tregtare ka me pallatin 11-katësh që u shkrumbua në Tiranë. Të dyja godinat ishin të veshura me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi. 

Deri më tani në qendrën tregtare, janë të bllokuar disa persona brenda. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia operacionale 'Shqiponja' janë në vendngjarje për të izoluar flakët.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll