Aktualitet

I merrte me qera dhe iu kopjonte çelësin, pronari i servisit në Bulqizë përdorte taktikë të veçantë për vjedhjen e makinave (EMRI)

Burime nga policia bëjnë me dije se Osmani, në momentin e arrestimit ishte me të njëjtat rroba, çfarë bindi më shumë policinë se ai ishte autor i vjedhjes së makinës.

25 Dhjetor 2023, 12:01 Nga r.ll
I merrte me qera dhe iu kopjonte çelësin, pronari i servisit në
pamje nga arrestimi

DIBËR- 42-vjeçari Mirdash Osmani, i cili u vu në pranga, pasi nga hetimet policore iu gjet një makinë e vjedhur në servisin e tij në fshatin Gjoricë të Dibrës, rezulton që kishte vjedhur edhe disa herë të tjera makina, të cilat i merr për t’i shitur për pjesë në servisin e tij në vendlindje.

Mirdash Osmani përdorte një teknikë të veçantë për të vjedhur automjetet, kryesisht në Tiranë, të cilat më pas i shiste me pjesë në Gjoricë. Fillimisht makinat i merrte me qira dhe kopjonte çelësin e tyre, por i kthente te pronarët në kohë. Vjedhjen e makinës, së cilës më herët i bënte kopje të çelësit, ai e bënte 6 muaj apo 1 vit më vonë, njëlloj siç bëri edhe në rastin e fundit.

Burime nga policia bëjnë me dije se Osmani, në momentin e arrestimit ishte me të njëjtat rroba, çfarë bindi më shumë policinë se ai ishte autor i vjedhjes së makinës.

Gjithashtu u procedua dhe i biri 17 vjeç, i cili kishte hequr serverin e pamjeve të kamerave të servisit dhe e ka hedhur, me qëllim për ta fshehur, por policia mundi ta gjejë.

42-vjeçari rezulton të ketë vjedhur rreth një vit më parë në Kamëz, por edhe në territor të Komisariatit nr. 4. Burime pranë policisë bëjnë me dije se njihet si person tejet problematik dhe ka dyshime të jetë i përfshirë me disa eksponentë të grupeve kriminale

Ai është arrestuar në vitin 2015 për vrasje të mbetur në tentativë. Sipas policisë, Osmani kishte porositur 3 vrasës me pagesë me inicialet B.L, L.XH dhe V. C, për të ekzekutuar një person me iniciale F.A. me të cilën kishte konflikte. Ndërsa më 15 mars të 2019, Osmani është plagosur me armë zjarri në Bulqizë nga Malvin Skara i arrestuar më 7 nëntor të 2020.

mirdash osmani

Sondazh

Poll