Aktualitet

Zjarr në një qendër tregtare në Lushnje, nis evakuimi i klientëve dhe punonjësve

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit. 

25 Dhjetor 2023, 14:53 Nga r.ll
Zjarr në një qendër tregtare në Lushnje, nis evakuimi i
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Kati i tretë i një qendre tregtare në Lushnje raportohet se është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Sipas informacioneve po evakuohen klientët dhe punonjësit. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit. 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll