Aktualitet

"Homeland Justice" hakeron faqen e Kuvendit të Shqipërisë (VIDEO)

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” kërcënon se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen.

25 Dhjetor 2023, 13:57 Nga r.ll
"Homeland Justice" hakeron faqen e Kuvendit të
faqja e hakeruar

TIRANË-Faqja e Parlamentit shqiptar ka rënë pre e hakerave të “Homeland Justice.” Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” kërcënon se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në njoftim.


Më herët në media u raportua se pre e hakerave kanë rënë edhe website-t e rrjetit telefonik "ONE Albania" dhe kompanisë ajrore "Air Albania".

homeland justice

Sondazh

Poll