Aktualitet

Aksidentohet një punëtor në minierën e Bulqizës, transportohet me helikopter drejt Traumës

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

25 Dhjetor 2023, 15:02 Nga r.ll
Aksidentohet një punëtor në minierën e Bulqizës,
foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në minierat e kromit në Bulqizë. Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00, ku një 36-vjeçar është dërguar në spital. 

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll