Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe trafik droge, arrestohen dy të huaj në Rinas, pritet ekstradimi (EMRAT)

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

25 Dhjetor 2023, 12:11 Nga r.ll
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe trafik droge,
foto ilustruese

TIRANË- Dy shtetas të huaj që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin e tyre. 

Në pranga është vënë Robert Chojnaki, 52 vjeç, banues në Poloni, i cili ishte dënuar me 5 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe një 53-vjeçar turk, banues në Gjermani për veprën penale "Mashtrimi".

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rinas/Finalizohet nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Gate”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave të shtuara për përballimin e fluksit, kanë intensifikuar kontrollet, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i verifikimeve të detajuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gate”, kapën në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;

O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

robert chojnaki

Sondazh

Poll