Bota

Trafikantë dhe përdorues droge, rreth 15 mijë persona arrestohen gjatë një operacioni njëjavor

Zyrtarët thonë se gjithsej 13,666 të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit dhe se 1,097 të varur nga droga u dërguan në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga ushtria.

24 Dhjetor 2023, 19:16 Nga A.TH
Trafikantë dhe përdorues droge, rreth 15 mijë persona arrestohen
droga e kapur nga operacioni

SRI LANKA- Autoritetet në Sri Lanka kanë arrestuar pothuajse 15,000 njerëz gjatë një operacioni njëjavor i shrirë në të gjithë vendin. Ata thonë se operacioni çoi në sekuestrimin e pothuajse 440 kg të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike, përfshirë heroinë.

Oficerët përdorën qen zbulues për të kontrolluar shtëpitë në Colombo dhe vende të tjera. Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se bastisjet ishin të paligjshme, pasi ato u kryen pa urdhër kontrolli. Një zëdhënës i policisë i tha BBC-së se urdhrat nuk kërkoheshin gjithmonë për të kontrolluar drogën.

Zyrtarët thonë se gjithsej 13,666 të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit dhe se 1,097 të varur nga droga u dërguan në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga ushtria. Gjithashtu janë sekuestruar automjete dhe prona që i përkasin kriminelëve të dyshuar. Aktivistët deklaruan se bastisjet kishin në shënjestër lagjet e paprivilegjuara.

Sipas ekspertëve, trafikantët po përdorin Sri Lankën si qendër dhe droga që kalon nëpër vend, përfshirë heroinën, hashashin dhe kanabisin, po krijon probleme serioze. Zyrtarët thonë se kërkimet janë ndërprerë për Krishtlindje, por do të rifillojnë javën e ardhshme. Transporti më i madh i drogës në Sri Lanka ishte në dhjetor 2016, kur policia sekuestroi 800 kg kokainë.

sri lanka

Sondazh

Poll