Bota

Një delegacion i Xhihadit Islamik mbërrin në Egjipt: Të gjejmë mënyrën për t'i dhënë fund sulmeve izraelite

Javën e shkuar pati disa tentativa për të krijuar kushtet e negociatave për një armëpushim në këmbim të pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi.

24 Dhjetor 2023, 18:17 Nga A.TH
Një delegacion i Xhihadit Islamik mbërrin në Egjipt: Të
foto ilustruese

EGJIPT- Një delegacion nga lëvizja e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), grup i armatosur aleat me Hamasin, i njohur për mbajtjen e pengjeve izraelite në Gaza, mbërriti sot në Kajro për bisedime me zyrtarët egjiptianë të sigurisë.

“Bisedimet do të përqendrohen në gjetjen e mënyrave për t'i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit tonë”, tha zyrtari nga grupi i mbështetur nga Irani, i cili deri tani ka përjashtuar marrëveshjet e reja të shkëmbimit të pengjeve me Izraelin, përpara përfundimit të operacioneve ushtarake izraelite në Gazë, shkruajnë mediat e huaja.

Javën e shkuar pati disa tentativa për të krijuar kushtet e negociatave për një armëpushim në këmbim të pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi.

lufta izrael-palestine xhihadi islamik

Sondazh

Poll