Bota

Fermerët polakë i japin fund bllokadës me Ukrainën, rikthehet lëvizja e kamionëve vetëm në një pikë kufitare

Kryeministri i sapoemëruar i Polonisë, Donald Tusk, tha javën e kaluar se qeveria e re do të përpiqet t'i japë fund të shpejtë protestës së shoferëve të kamionëve.

24 Dhjetor 2023, 19:09 Nga A.TH
Fermerët polakë i japin fund bllokadës me Ukrainën,
foto e kamioneve

POLONI- Fermerët polakë i kanë dhënë fund bllokimit të një prej pikave kufitare midis Ukrainës dhe Polonisë dhe lëvizja e kamionëve është rikthyer plotësisht.

Lajmi u konfirmua nga shërbimi kufitar ukrainas. Fermerët polakë thanë dje se do të pezullonin protestën në vendkalimin me Ukrainën për ditën e sotme, por kamionistët do të vazhdonin bllokadat në tre kalime të tjera gjatë Krishtlindjeve.

Mediat e huaja raportojnë se shoferët bllokuan disa kalime me Ukrainën që nga 6 nëntori, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të rivendosë një system, sipas të cilit kompanitë ukrainase kanë nevojë për leje për të operuar në bllok, dhe e njëjta gjë për kamionistët evropianë që kërkojnë të hyjnë në Ukrainë.

Më vonë atyre iu bashkuan fermerët që kërkuan subvencione nga qeveria për misrin dhe jo rritje të taksave. Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, tha gjatë kësaj jave se Kievi shpresonte të arrinte një marrëveshje me qeverinë e re polake për t'i dhënë fund bllokadave të kamionëve në pikat kufitare.

Analistët ukrainas të transportit janë shprehur se rreth 3900 kamionë ishin në anën polake në pritje të lejes për të hyrë në Ukrainë. Kryeministri i sapoemëruar i Polonisë, Donald Tusk, tha javën e kaluar se qeveria e re do të përpiqet t'i japë fund të shpejtë protestës së shoferëve të kamionëve.

poloni

Sondazh

Poll