Bota

"Deti i Kuq do të kthehet në arenë zjarri"/ Kërcënojnë sërish rebelët Houthi: Një luftanije amerikane goditi avionin tonë

Njoftimi i tyre vjen në kuadrin e forcës ndërkombëtare "Guardian of Prosperity" që SHBA-të po ngrenë në Detin e Kuq për të parandaluar sulmet e rebelëve kundër anijeve tregtare, qëllimi i deklaruar i të cilave është bllokada detare e Izraelit, por që po sjellin probleme serioze për ekonominë globale.

24 Dhjetor 2023, 18:09 Nga A.TH
"Deti i Kuq do të kthehet në arenë zjarri"/
foto ilustruese

JEMEN- Rebelët Houthi po kërcënojnë me hakmarrje pasi një luftanije amerikane goditi avionin e tyre gjatë një misioni në Detin e Kuq . Sipas personave të afërt me Iranin, amerikanët shënjestruan avionin e tyre dhe një nga raketat e lëshuara shpërtheu pranë një anijeje në pronësi të Gabonit që lundronte në Detin e Kuq, shkruajnë mediat e huaja. 

Është e paqartë nëse pretendimi Houthi është i besueshëm. Njoftimi i tyre vjen në kuadrin e forcës ndërkombëtare "Guardian of Prosperity" që SHBA-të po ngrenë në Detin e Kuq për të parandaluar sulmet e rebelëve kundër anijeve tregtare, qëllimi i deklaruar i të cilave është bllokada detare e Izraelit, por që po sjellin probleme serioze për ekonominë globale.

"Deti i Kuq do të bëhet një arenë zjarri nëse SHBA dhe vendet e tjera vazhdojnë koalicionin e forcës detare ndërkombëtare. Vendet në brigjet e Detit të Kuq duhet të kuptojnë rrezikun që kërcënon sigurinë e tyre kombëtare," tha zëdhënësi i Houthi, Mohammed Abd Salam.

rebelët houthi tensionet ne detin e kuq

Sondazh

Poll