24 Dhjetor 2023, 17:14
Nga h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objektiv destrojerin amerikan në Detin e Kuq. Dronët ishin lëshuar të shtunën nga zonat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
"Ky është rasti i 14 ose 15 që militantët Houthi kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare që prej 17 tetorit", njoftoi ushtria amerikane përmes një postimi në rrjetin X.
Militantët e grupit Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë ndërprerë tregtinë botërore për javë të tëra duke kryer sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, sulme që ata thonë se po i bëjnë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Izraelit në Gazë.
Komanda Qendrore e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara tha se iu përgjigj thirrjeve për rrezik nga ana e dy anijeve që u vunë nën sulm. Tre ditë më parë Shtetet e Bashkuara nisën një operacion që mbështetet nga dhjetra vende për patrullime të përbashkëta në ujrat e Detit të Kuq, afër Jemenit.
ushtria amerikane
Bota
24 Dhjetor 2023, 16:19
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shprehur ngushëllimet e qeverisë së tij pasi 10 ushtarë izraeli...
Bota
24 Dhjetor 2023, 16:07
r.ll
foto ilustruese
SLLOVAKI- Autoritetet në Sllovaki kanë arrestuar një burrë që kërcënoi se do të kryente një ma...
Bota
24 Dhjetor 2023, 15:50
r.ll
foto ilustruese
PARIS- Franca, Gjermania dhe Austria janë disa nga vendet evropiane që kanë rritur kontrollet e sigurisë dhe mbrojtjen ...
Bota
24 Dhjetor 2023, 15:40
r.ll
foto ilustruese
IRAN- Marina iraniane është pajisur me raketa të reja me rreze veprimi prej rreth 1 mijë kilometrash si dhe helikopter&...
Bota
24 Dhjetor 2023, 14:23
h.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lëshuar sërish akuza në drejtim të kry...
Bota
24 Dhjetor 2023, 14:01
a.l
Ushtaret
GAZA- Katërmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Rripin e Gazës gjatë fund...
Bota
24 Dhjetor 2023, 13:56
a.l
Frank-Walter Steinmeier
GJERMANI- Presidenti Frank-Walter Steinmeier kujton rëndësinë e demokracisë dhe u bën thirrje qytetarë...
Bota
24 Dhjetor 2023, 13:23
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Rusia ka sulmuar gjatë natës me 15 dronë Ukrainën, kryesisht në pjesën jugore të shtetit, ...
Bota
24 Dhjetor 2023, 12:18
a.l
Kinë
KINË- Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha më 24 dhjetor se në 24 orët e fundit ka detektuar tetë avionë luft...
Bota
24 Dhjetor 2023, 11:44
a.l
Serbi
SERBI- Një incident i 'frikshëm' ka ndodhur në Beograd, ku një lokal i ndërtuar mbi ujë është fundosur duke s...