Bota

Statistikat e ushtrisë izraelite: 8 mijë luftëtarë të Hamasit janë vrarë që nga 7 tetori

Një zëdhënës i ushtrisë bëri të ditur se kjo shifër vjen si rezultat rrëfimeve e sulmeve në shënjestër dhe raporteve në fushën e betejës, si dhe nga marrja në pyetje e njerëzve që mbaheshin robër.

24 Dhjetor 2023, 17:39 Nga A.TH

 

Statistikat e ushtrisë izraelite: 8 mijë luftëtarë të
foto ilustruese

 

GAZË- Ushtria izraelite bëri të ditur sot se që nga 7 tetori janë vrarë rreth tetë mijë luftëtarë të Hamasit. Një zëdhënës i ushtrisë bëri të ditur se kjo shifër vjen si rezultat rrëfimeve e sulmeve në shënjestër dhe raporteve në fushën e betejës, si dhe nga marrja në pyetje e njerëzve që mbaheshin robër.

Po sot, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, të konbtrolluar nga Hamasi, numri i palestinezëve të vdekur arriti në 20,424. Të paktën 166 palestinezë u vranë në Gaza në 24 orët e fundit dhe 384 të tjerë u plagosën, shkruan The Guardian. 

Rezultatet e kësaj luftë po shënojnë shifra të paimagjinueshme, mijëra të vdekur e të plagosur, më shumë se një milion njerëz të zhvendosur dhe po aq njerëz që vuajnë nga uria.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll