Aktualitet

Nxirret nga kampi Al-Hol Alvin Berisha, flet babai: S’kam informacion, nuk më ka kontaktuar njeri

5 Nëntor 2019, 13:28 Nga DOSJA
Nxirret nga kampi Al-Hol Alvin Berisha, flet babai: S’kam informacion, nuk

TIRANE-  Vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, që mbërtheu botën anembanë përpara ekramit është tashmë në duar të sigurta. Report tv mëson se 11-vjeçari është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, përmes një operacioni shpëtimi. Mediat arabe shkruajnë se pas pesë vitesh, më në fund Alvini i vogël do të jetë në krahët e të atit Afrim Berisha dhe dy motrave të tij, të cilët mezi e presin në Itali.

Operacioni i shpëtimit është realizuar në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane e shqiptare. Gjithsesi operacioni nuk ka mbaruar ende. Proçedurat janë në vijim e sipër dhe mbetemi në pritje të detajeve të reja.

Por në një reagim për Syri.net, babai i Alvin Berishës, Afrim Berisha është shprehur se nuk ka dijeni pasi ende nuk e ka kontaktuar njeri për këtë operacion. 

Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçari shqiptar që mbeti peng në kampet e Sirisë bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, Valbona rrëmbeu të birin dhe pa lejen e të atit shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij prej pesë vitesh e ka kërkuar dhe më në fund me ndihmën e “Le Iene”, arriti ta përqafonte të birin në Siri.

Pavarësisht ritakimit Alvini mbeti sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk u angazhua për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

(A.B.F.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha kampi al-hol në siri shpëtohet alvin berisha alvin berisha kampi al-hol në siri shpëtohet alvin berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2019, 12:14

TIRANE- Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e ha...