Politike

“Rugëtimi për Shqipërinë”, Basha prezanton zgjidhjen e krizës në Korçë: Plan strategjik për investimet e huaja dhe

5 Nëntor 2019, 16:19 Nga DOSJA
“Rugëtimi për Shqipërinë”, Basha prezanton

KORÇË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Korçës, në ditën e dytë të turit të takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Në një takim me të rinjtë, Basha mbajti fjalë ne tij teksa komentoi sërish arrestimin e Redjan Rrajës si autor të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Basha u shpreh se Rraja është pjesë e bandave në pushtet dhe kjo lojë mes bandave nuk i bën aspak mirë vendit tonë në situatën që ndodhemi.

“Redjan Rraja është pjesë e bandave në pushtet. E gjithë kjo situatë është një luftë mes bandave por që nuk i bën mirë situatës ku ndodhemi,”– tha Basha fillimisht.

Më tej kryedemokrati tregoi planin për rritjen e pagës minimale në Shqipëri dhe rikthimin e investimeve të huaja. Basha u shpreh se rruga për ta nxjerrë vendin nga kriza është investimi urgjent për një klimë të favorshme biznesi në vend. Ai shtoi gjithashtu se rroga minimale me ardhjen në pushtet të Bashës do të jetë 300 në muaj për vitin e parë.

Gjithashtu mes bashkëbisedimeve, njëri nga demokratët e ardhur në takim e quajti Bashën kryeministër të vendit. Ishte kreu i sindikatave të arsimit në Korçë, Leonard Trebicka, i cili teksa parashtroi situatën aktuale në arsim, tha se mezi pret që Basha të vijë në pushtet.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ne kemi një plan strategjik kombëtar për thithjen e investimeve të huaja. Nuk ka levë më të fuqishme, nuk ka prioritet më të madh, nuk ka rrugë tjetër për ta nxjerrë vendin nga kriza, përveçse të investojmë urgjentisht për një klimë të favorshme biznesi në vend. Më vjen keq që, ndërkohë që e them këtë, Shqipëria është zhytur edhe 19 vende të tjera më poshtë në klasifikimin e të bërit biznes nga Banka Botërore. Këtu nuk bëhet më biznes, këtu nuk ka më liri biznesi.

Këtu biznes bëjnë vetëm një grusht njerëzish rreth e qark kryeministrit. Kjo do të marrë fund. Ne do të rikthejmë lirnë, që, çdokush që ka një ide, një project, të gjejë në Shqipëri klimën më të favorshme për të bërë biznes. Me uljen e taksave, do të vijnë edhe disa përfitime të mëdha. Me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë elektrike për biznesin, do të ulet kosto e prodhimit, do të ulet kosto e shërbimit. Por do të kemi edhe disa detyrime.

Po, do të ketë një rrogë minimale për shqiptarët. Kjo nuk është politikë e majtë. Është esenciale për vendin. Një familje që nuk ka rrogën minimale, është një familje e shokuar, e tronditur psikologjikisht, nuk siguron dot bukën e gojës. Nëse ka një kufi miminal për të jetuar, 160 mijë lekë të vjetra për person, do të këtë edhe një pagë minimale.

Përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave, do të harmonizohet plotësisht me këtë pagë minimale, që e kam deklaruar se do të jetë në vitin  tonë të parë të qeverisjes, do të jetë 300 euro në muaj. Kjo është për të siguruar mbijetesën dhe do të rrisë konsumin.

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike u ndal në qytetin e Elbasanit, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne korce lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë basha ne korce lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë

Sondazh

Poll