Politike

Meta vlerëson me titullin mjeshtër i madh 4 ish-futbollistët: Model frymëzimi për moshat e reja

5 Nëntor 2019, 12:44 Nga DOSJA
Meta vlerëson me titullin mjeshtër i madh 4 ish-futbollistët:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin “Mjeshtër i Madh”, katër ish-futbollistët shqiptarë, për kontributin e tyre ne vite për futbollin shqiptar.

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Presidencë katër ish-futbollistët Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja (vlerësim pas vdekjes), janë ndëruar me titullin “Mjeshtër i madh”.

Kreu i Shtetit tha se këto figura do të jenë model frymëzimi për moshat e reja dhe iu bëri apel të rinjve duke iu thënë se pa punë dhe pasion nuk mund të arrihet kurrë suksesi i kërkuar.

Shembujt e këtyre do mbetën një vlerë e pamohueshme për ata dhe për sportin që kanë bërë për kultivimin dhe rritjen e shëndetshme të njerëzve tanë. Këto janë momente që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që ne trashëgojmë dhe janë edhe një apel për të gjithë të rinjtë tanë që ta kuptojnë se pa sakrifica, pa pasion dhe pa profesionalizëm nuk ka sukses” shtoi Meta në fjalën e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike faruk sejdini gani merja ilias çeço ilir meta mjeshter i madh skënder gega faruk sejdini gani merja ilias çeço ilir meta mjeshter i madh skënder gega

Sondazh

Poll