Politike

Arrestimi i Redjan Rrajës, Rama: Krimit do t’i nxjerrim ‘uji të zi’, Policia zbardhi ngjarjen ku u implikua edhe prokuro

5 Nëntor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Arrestimi i Redjan Rrajës, Rama: Krimit do t’i nxjerrim ‘uji

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas atentatit të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Twitter, kreu i qeverisë ka përshëndetur punën e Policisë për kapjen e të dyshuarve duke paralajmëruar se brenda nëntorit do të fillojë edhe goditja e bandave kriminale që operojnë në vend.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë,”-shkruan Rama në reagimin e tij. 

Në reagimin e tij, numri një i maxhorancës, nuk e ka komentuar faktin që i dyshuari kryesor është nipi i deputetit të tij Rrahman Rraja. Aq më pak se për prokurorin e Durrësit, vetë kryeministri është kujdesur që çdo shqiptar ta lidhë me krimin për shkak se në çdo fjalim e denonconte me emër se kishte lidhje me bandat kriminale.

Sa i përket aksionit të nëntorit, Rama premtoi që brenda muajit nëntor vetë ai do të dalë para popullit për të dhënë me emra se kush ishin “mollët e kalbura” të shoqërisë, të cilat më shumë kujdes do t’i hiqte nga shporta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama perplasje me arme zjarri ne shkozet rama i shpall lufte bandave arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama perplasje me arme zjarri ne shkozet rama i shpall lufte bandave

Sondazh

Poll