Politike

“Do i nxjerrim ujë të zi krimit”, PD i përgjigjet Ramës: Kush e pengoi? Kryeministri i mbrojti kriminelët dhe erdhi në

5 Nëntor 2019, 14:36 Nga DOSJA
“Do i nxjerrim ujë të zi krimit”, PD i përgjigjet

TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku tha se do ti nxjerrin ujë të zi krimit, ka reaguar Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Rama po u nxjerr ujë të zi vetëm qytetarëve të zakonshëm, teksa shton se sipas tij kryeministri është kryetar i organizatës “KÇK”.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit: 

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës.

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Tom Doshit e Vangjush Dakos, që janë në listën e zezë të SHBA, por sot, njërit i ka dorëzuar pushtetin në Shkodër, tjetrit në Durrës.

Kush e pengoi Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?!

Kush e detyroi Edi Ramen ta mbrojë Rrahman Rrajen dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës.

Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes.

Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm.

Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë.

Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama.

Sa i përket aksionit të nëntorit, Rama premtoi që brenda muajit nëntor vetë ai do të dalë para popullit për të dhënë me emra se kush ishin “mollët e kalbura” të shoqërisë, të cilat më shumë kujdes do t’i hiqte nga shporta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja edi rama gazmend bardhi rama i shpall lufte bandave atentat prokurorit arjan ndoja edi rama gazmend bardhi rama i shpall lufte bandave

Sondazh

Poll