Politike

Arrestimi i Redjan Rrajës/ Basha: Tregon që është luftë e pastër mes bandave në pushtet, duhen zgjedhje të parakohshme (

5 Nëntor 2019, 11:58 Nga DOSJA
Arrestimi i Redjan Rrajës/ Basha: Tregon që është luftë

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Për arrestimin e sotëm të Redjan Rrajës ai është shprehur se kjo tregon se është një luftë e pastër mes bandash në pushtet.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.

Njëri nga personat e arrestuar ditën e djeshme, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është Redjan Rraja, kushëriri i Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja. 34-vjeçari i arrestuar Redjan Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët por i liruar nga Gjykata. Ai e mohon të jetë përfshirë në atentat.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja lulzim basha perplasje me arme zjarri ne shkozet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja lulzim basha perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll