Bota

3-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit/ Kim Mehmeti publikon foton prekëse, e bija vendos lule tek varri i të atit

5 Nëntor 2019, 15:50 Nga DOSJA
3-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit/ Kim Mehmeti publikon foton

KOSOVË– Analisti Kim Mehmeti ka reaguar në 3-vjetorin e e vdekjes së Astrit Deharit, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që u gjet i pajetë tre vite më parë në qelinë paraburgimit në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti ka ndarë momentin e dhimbshëm ku e bija e Astritit vendos lule tek varri i të atit. Kim Mehmeti shkruan se: “Sot duhet ta rikujtojmë se nuk ka të ardhme populli i pandjeshëm ndaj vrasjes së pafajësisë rinore. E në ndërkohë, shqiptarët e Kosovës, si edhe të Maqedonisë duhet ta dinë se shpërlarja e borxhin ndaj ëndrrave të varrosura rinore bëhet vetëm nëpërmjet çlirimit të asaj rinie nga robëria e ‘komandantëve’ të deridjeshëm”. 

Postimi i plotë i Kim Mehmetit: 

Sot, në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duhet të përballemi me të vërtetën se Kosova u çlirua nge thundra okupuese serbe, por jo edhe nga mendësia millosheviqiane, që kundërshtarët politik t’i asgjësosh edhe fizikisht, duke i shpallur ata terroristë! Dhe sot duhet ta rikujtojmë se nuk ka të ardhme populli i pandjeshëm ndaj vrasjes së pafajësisë rinore. E në ndërkohë, shqiptarët e Kosovës – si edhe të Maqedonisë – duhet ta dinë se shpërlarja e borxhin ndaj ëndrrave të varrosura rinore bëhet vetëm nëpërmjet çlirimit të asaj rinie nga robëria e ‘komandantëve’ të deridjeshëm, e politikan të përjetshëm të sotëm, që duan t’u takojë edhe lavdia e djeshme edhe hajnia e sotme, të cilët pra nuk e kanë kuptuar se kur je injorantë dhe i pavlerë, si dhe kur ‘lavdinë’ e djeshme e përdorë si ‘kartë-kredie’ për ta mbuluar hajninë dhe për ta blerë të sotmen kriminale politike, herdo-kurdo ‘kartela’ të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon ‘varfërinë’ morale dhe njerëzore!

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet tre vite më parë i pajetë në qelinë e paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, por për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Nga hetimet e kryera nga instituti i huaj, rezulton se aktivisti është vrarë teksa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 3-vjetori i renies se astrit deharit astrit dehari homazhe në përkujtim të 3 vjetorit të rënies së astrit deharit 3-vjetori i renies se astrit deharit astrit dehari homazhe në përkujtim të 3 vjetorit të rënies së astrit deharit

Sondazh

Poll