Bota

“Mund të përgjigjeni, unë pres…”, dikush i ndërpreu fjalimin, nervozohet Vuçiç, “shpërthen” në kritika kundër

5 Nëntor 2019, 10:39 Nga DOSJA
“Mund të përgjigjeni, unë pres…”, dikush i

SERBI- Fjalimi i tij në kuadër të përvjetorit të shërbimit sekret BIA është ndërprerë nga zilja e telefonit të njërit prej të pranishmëve në sallë. Sapo presidenti është ftuar për të bërë fjalimin e tij, një zile telefoni është dëgjuar në sallë. Kjo ka nervozuar presidentin serb Vuçiç, i cili nuk ka përtuar të lëshojë disa kritika kundër këtij institucioni.

Këtë moment mund ta ndiqni tek minuta 01:44:00.

Ai tha se sipas tij ka më shumë disiplinë në kabinetin e tij qeveritar, sesa në shërbimin sekret. “Mund ta hapni telefonin, do të pres unë…më shumë disiplinë ka në kabinetin tim sesa në BIA”, u shpreh Vuçiç me ironi dhe më pas shpërtheu në të qeshura. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer drejtorit të BIA-s, i cili ndodhej në krah të Vuçiç.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic pervjetori i sherbimit sekret serb bia serbi aleksandar vucic pervjetori i sherbimit sekret serb bia serbi

Sondazh

Poll