Rajoni

FOTOT/ 3 vite nga vdekja e Astrit Deharit, e bija përlot të gjithë teksa i çon lule tek varri

Sot, aktivistë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga kryetari, Albin Kurti kanë zhvilluar homazhe pranë varrit të Deharit. Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe familjarët e Deharit, ku sikurse shihet edhe në fotot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje është e pranishme edhe vajza e tij e vogël që prin të gjithë pjesëmarrësit në homazhe.

KOSOVË- Dita e sotme shënon 3-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që u gjet i pajetë tre vite më paë në qelinë paraburgimit në Prizren. Sot, aktivistë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga kryetari, Albin Kurti kanë zhvilluar homazhe pranë varrit të Deharit. Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe familjarët e Deharit, ku sikurse shihet edhe në fotot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje është e pranishme edhe vajza e tij e vogël që prin të gjithë pjesëmarrësit në homazhe.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet tre vite më parë i pajetë në qelinë e paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, por për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Nga hetimet e kryera nga instituti i huaj, rezulton se aktivisti është vrarë teksa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment